E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi nuk ka probleme kufitare me Kosovën

"Nuk ka asnjë problem në kufirin me Kosovën", është shprehur Gjukanoviç për mediat vendase.

Ai tha se ky është vlerësim edhe i autoriteteve kosovare. Lidhur me atë që shkruajnë mediat, kryeministri malazez tha se nuk është problem kufitar, por problem i shfrytëzimit të kullotave në zonën kufitare. Ky problem, sipas Gjukanoviçit, ekziston "nga njëra dhe nga tjetra palë, por nuk është problem kufitar".

Mediat malazeze kishin njoftuar se disa banorë të komunës së Pejës dhe Deçanit kanë probleme me shfrytëzimin e pronave të tyre pranë kufirit, sepse, siç kanë thënë ata, qytetarët malazezë kanë lëvizur simbolet në brendësi të territorit të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›