E Diel, 1 Nëntor 2026

Zënka me thika nga grupet muzikore, dy persona në pranga

Ato janë shtetasit, Bexhed Kruda dhe Rigers Kruda, respektivisht të moshave 20 dhe 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Këta persona u identifikuar dhe më pas janë arrestuar, pasi dyshohen së më datë 25 Prill të këtij viti, pranë shkollës së Mesme të Përgjithshme “Sami Frashri” në Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kane tentuar të vrasin me thikë duke e goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Denis Dollapi, ngjarje kjo e ndodhur nga grupimet muzikore Nojzi – Stresi.

Ndaj tyre, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›