Policia e Tiranës masa për sigurinë në plazhe
Këto masa janë marrë veçanërisht në Kavajë, pasi fluksi i pushuesve në këtë zonë është tejet i lartë.
“Me qëllim për të krijuar kushte normale pushimi për shtetasit shqiptarë dhe turistët, të cilët do të frekuentojnë plazhin në bregdetin e Kavajës dhe Golem, Spidhe etj, apo zonat turistike të Qarkut të Tiranës, për sezonin turistik Veror të vitit 2010, do të merren masa në drejtim të parandalimit të veprimtarisë kriminale, parandalimin e aksidenteve automobilistike dhe rritjen e sigurisë në rrugë, etj”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.
Për këtë arsye, policia ka hartuar një plan që do të zbatohet nga uniformat blu në të gjitha këto zona që përfshin kjo drejtori.
“Punonjësit e Policisë në zona për këtë qëllim, kanë marrë informacione të mjaftueshme mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike në zonat që mbulojnë, ku takimet dhe informacionet janë shpejtuar, me synim të rritjes së sigurisë në hotele, bare, restorante etj”, thuhet më tej.
Sa sipër, Strukturat e Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë, janë totalisht të angazhuara në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, sigurimin e rendit dhe të qetësisë, lëvizjen dhe qarkullimin normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë, në plazhe dhe në zona të tjera turistike, gjatë Sezonit Veror 2010.