E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, shuhet në një aksident familja shqiptare

Tre anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën sot në një aksident rrugor të ndodhur në Greqi.
 

Aksidenti tragjik ka ndodhur në aksin nacional që lidh Patran me Athinën ku makina me të cilën udhëtonin shqiptarët është përplasur fort me një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë Haxhi dhe Shqiponja Malaj, si dhe vajza e tyre 5-vjeçare Lala Malaj. Mësohet se familja shqiptare ishte nisur në drejtim të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›