E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi pret datën e bisedimeve me BE-në

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 22:12

Zyrtarët malazezë të enjten kanë shfaqur pritjet se Komisioni Evropian më 12 tetor do t’i propozojë Malit të Zi datën për fillimin e bisedimeve për aderim në Bashkimin Evropian.

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministër i Drejtësisë, Dushko Markoviq ka theksuar se është i kënaqur me rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar, por jo edhe kundër korrupsionit.

Sipas tij, deri më tash janë paraqitur 61 paraqitje për vepra penale, ku dëmet e vlerësuara janë 61 milionë euro.

Qeveria malazeze në mbledhjen e sotme miratoi raportin për plotësimin e kritereve nga mendimi i fundit i Komisionit Evropian dhe ka vlerësuar se të gjitha rekomandimet janë përmbushur sipas afateve të parapara.

“Presim mendim pozitiv nga Brukseli, por nuk duam të paragjykojmë asgjë”, ka thënë shefi i diplomacisë malazeze, Milan Roçen.

KE në raportin e fundit nga Mali i Zi ka kërkuar që të përmbushë disa kushte të domosdoshme për fitimin e datës lidhur me nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, dhe të cilat kryesisht kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, de-politizimin e drejtësisë, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e administratës dhe të tjera.

Raporti për progresin e Malit të Zi Komisioni Evropian do ta prezantojë më 12 tetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›