E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti gjerman miraton masat për ndihmë Eurozonës

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 15:24

Me diferencë të madhe votash parlamenti gjerman ka miratuar të enjten masat që shkojnë në favor të rritjes së autoritetit të Kapacitetit Evropian të Stabilitetit Financiar (KESF), i cili është një fond emergjent i ndihmës për shtetet me probleme financiare të Bashkimit Evropian.

Kapaciteti Evropian i Stabilitetit Financiar është një fond që disponon me 440 miliardë euro.

Ndryshe, parlamenti gjerman votoi me 523 pro dhe me vetëm 85 vota kundër masave të reja, të cilat duhet të ratifikohen nga të 17 shtetet anëtare të Eurozonës. Ishin vetëm tre deputetë gjermanë që abstenuan nga votimi.

Votimi për masat e ndihmës për Eurozonën në parlamentin gjerman konsiderohet si një test madhor për kancelarin gjerman, Angela Merkel.

Kjo për shkak se edhe para votimit Merkel e kishte përshkruar valutën euro si një “të ardhme të përbashkët” evropiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›