Tymoshenko këmbëngul në pafajësi

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 23:30
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka këmbëngulur në pafajësinë e saj gjatë fjalimit para gjykatës.
Tymoshenko, duke iu adresuar sallës së gjyqit të mbushur me mbështetës, gazetarë dhe diplomatë të huaj, ka akuzuar presidentin Viktor Janukoviq për “linçimin” e saj.
Tymoshenko akuzohet për tejkalim të autoritetit të saj në nënshkrimin e një marrëveshjeje për importin e gazit natyror me Rusinë, në vitin 2009.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se gjykimi është i motivuar politikisht.