E Diel, 1 Nëntor 2026

Pograjc edhe zyrtarisht Zv.komandant i KFOR-it në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë sllovene, Bojan Pograjc do të jetë zëvendëskomandant i KFOR-it në Kosovë, konfirmoi sot ministri slloven i Mbrojtjes Ales Hojs, i cili ka zhvilluar një vizitë në Bosnje ku është takuar me kontingjentin slloven të SFOR-it
 

Zëvendëskomandanti i ri i KFOR-it, Bojan Pograjc këtë detyrë do ta marrë në muajin tetor. Ky është posti më i lartë komandues i ndonjë eprori ushtarak slloven në forcat e NATO-s.
 

Pograjc ka qenë shef i Komandës për doktrinë, zhvillim, arsim dhe aftësim, e cila është institucion qendror i Ushtrisë së Sllovenisë për zhvillim shkencor-hulumtues dhe teknologjik.
 

Forcat ndërkombëtare të KFOR-it, të cilat udhëhiqen nga gjenerali gjerman Erhard Drews, numërojnë rreth 5 800 pjesëtarë. Kontingjenti slloven në Kosovë numëron rreth 300 ushtarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›