Papa Njerezimi po shkon drejt erresires
Papa Benedikti XVI, gjatë mbajtjes së meshës se Pashkëve të së dielës, në sheshin e Shën Pjetrit , shprehu frikën e tij se njerëzimi është duke dalë gjithmonë e më shumë nga rruga e Zotit. Përpara se të drejtohej me mesazhin e tij tradicional të urimit në ballkonin e bazilikës së Shën Pjetrit, “Ati i Shenjtë” theksoi se “njerëzimi është duke u zhytur gjithmonë e më shumë në errësirë, i pamundur për të dalluar të mirën nga e keqja”.
Mesha tradicionale e mesnatës u zhvendos në mëngjesin e së dielës për të mos mbilodhur 84-vjeçarin, i sapokthyer nga Meksika dhe Kuba. Në fjalën e tij, Papa vendosi theksin tek kontrasti midis mëkatit dhe dritës së Zotit, që sipas tij po bëhet gjithmonë e më e dobët.
”Errësira që ka rrethuar dritën e Zotit dhe vlerat e vërteta të jetës kërcënon ekzistencën e vetë njerëzimit. Nëse Zoti dhe vlerat morale njësohen me të keqen dhe mëkatin, atëherë çdo dritë tjetër, përfshi ajo e mendjes njerëzore që ka realizuar arritje të mrekullueshme teknike do të shuhet”, us hpreh Papa.
Gjatë meshës, Papa gjithashtu pagëzoi tetë besimtare , duke i spërkatur me ujë të bekuar, që simbolizon bekimin dhe pastrimin e shpirtit të tyre. Pashkët janë një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e krishterë të cilat shënojnë ringjalljen e Krishtit .