E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armëpushimi, Franca: Kërkesat e Sirisë, të papranueshme

Franca i ka cilësuar si të papranueshme kërkesat e reja të qeverisë siriane për t`i tërhequr trupat e saj nga qytetet deri më 10 prill.
 

Ky qëndrim i ministrisë së jashtme të Francës u publikua pasi dje Damasku tha se dëshiron që kryengritësit të japin garanci me shkrim se do ta ndalin luftimin, para se qeveria të tërheq trupat. Qeveria siriane gjithashtu ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të mos e financojnë opozitën.
 

Armëpushimi, duke filluar nga 10 prilli është pjesë e planit të paqes së të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës Arabe, Kofi Anan.

Megjithatë, rritja e dhunës tashmë e ka rrezikuar edhe çështjen e armëpushimit. Aktivistët opozitarë thonë se disa persona janë vrarë dhe plagosur gjatë ditës së djeshme, kur forcat qeveritare sulmuan me predha një rajon ku ndodhen kryengritësit afër kufirit me Turqinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›