E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gardianet, dhune ndaj te burgosurve

Redinalda Caushaj
Gardianet ushtrojne dhune ndaj te burgosurve. Konkluzionet e nje kontrolli te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne burgjet e sigurise se larte ne Peqin dhe Lezhe kane verifikuar ankesat e te denuarve, duke iu dhene te drejte. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka dhene verejtjet e para ndaj punonjesve te saj, te cilet kane abuzuar me detyren. Tri dite me pare, SHKB, prane Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, ka nisur inspektimet per ankesat e mberritura ne kete institucion mbi dhunen e ushtruar nga disa gardiane ndaj te burgosurve. Nga inspektimet e bera ne Peqin dhe Lezhe, ka rezultuar se gardianet kane ushtruar dhune mbi te burgosurit. Kete fakt e ka bere te ditur zyra e marredhenieve me publikun prane Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
“Nga inspektimet e bera ne dy nga burgjet e vendit tone, ne ate te Peqinit dhe te Lezhes, ka rezultuar se ndaj te burgosurve eshte ushtruar dhune”, ka pohuar dje zedhenesja Blerina Merini. Sipas saj, te gjithe te burgosurit jane pyetur ne lidhje me trajtimin e tyre ushqimor dhe fizik. Sipas zedheneses Merini, te burgosurit jane shprehur se ushqimi sa ka ardhur dhe eshte permiresuar ne ambientet e burgjeve. Nderkohe qe, nga ana e gardianeve, ka pasur edhe ushtrim dhune te herepashershme ndaj tyre. Merini ka pohuar dje, per “Koha Jone”, se dhuna e ushtruar prej gardianeve “ka ardhur edhe per nje fjale goje”. Pas konstatimeve te SHKB-se, drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra, u ka “shkulur veshin” punonjesve te permendur ne raport, duke u dhene nga nje verejtje. “Ne rast se konstatohen shkelje te tjera, atehere per gardianet do te merren masa ndeshkuese deri ne largim nga puna”, ka sqaruar drejtori Dibra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›