B. i Fildishte OKB presion Gbagbos

Të dërguarit e Kombeve të Bashkuara në Bregun e Fildishtë u shprehën se do të kërkojnë prej Këshillit të Sigurimit dërgimin e trupave paqeruajtëse shtesë për të ndihmuar në marrjen e postit të presidentit të fituesit legjitim të zgjedhjeve të fundit të mbajtura në vend, Alasane Ouatara.
Trupi diplomatik tha se do të kërkojë një shtesë prej 2 mijë paqeruajtësish të cilët do t’i bashkohen atyre që ndodhen aktualisht në vend e që kanë si mision ruajtjen e pallatit ku ndodhet presidenti i zgjedhur, Alasane Ouatara.
Me këtë hap synohet ushtrimi i një presioni të mëtejshëm ndaj presidentit në detyrë, që nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve, Laurent Gbagbo. Gbagbo disa ditë më parë kërkoi largimin e trupave paqeruajtëse të OKB-së nga Bregu i Fildishtë.