Maliki: Mund ta kontrollojmë vetë Irakun
Bagdad Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, siguroi se irakianët mund ta kontrollonin "vetë" vendin e tyre për shkak të përmirësimit të aftësive të tyre ushtarake, në një intervistë dhënë sot të përditshmes gjermane "Bild". "Asgjë nuk do të ndodhë pas largimit të trupave të huaja nga Iraku, sepse ndërkohë ushtria irakiane ka arritur një nivel shumë të lartë. Trupat e koalicionit na japin ende një mbështetje kryesisht logjistike. Mund ta kontrollojmë vetë vendin tonë", deklaron Nuri al-Maliki në këtë intervistë.
"Nëse trupat ndërkombëtare nuk do të tërhiqeshin dhe Iraku do të mbetej i pushtuar, do të ishte ndryshe nga sa kishin shpresuar irakianët", thekson Al-Maliki.
Duke përmendur një vizitë të parashikuar të ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier në Irak, Al-Maliki deklaroi gjithashtu se vendi i tij nuk mbante distancë me Gjermaninë për shkak të mospjesëmarrjes së saj në pushtimin e vitit 2003.
"Ata që morën pjesë në luftë, nuk janë etaloni ynë matës", shpjegon ai, duke u bërë thirrje ndërmarrjeve gjermane të investonin në Irak.
Kryeministri irakian u shpreh gjithashtu "i shqetësuar për çdo program ushtarak në botë, ndër të cilët ai "iranian", por, kundër "një zgjidhjeje ushtarake", sepse, siç thekson ai, "ndodhemi në një rajon shumë delikat".
Al-Maliki, i përballur me rezultatin e zgjedhjeve rajonale të muajit të kaluar, u ka kërkuar në fillim të shkurtit Shteteve të Bashkuara të mos e konsiderojnë më vendin e tij si ende nën tutelën e tyre, duke u shprehur shkurt se qeveria e tij e dinte se çfarë duhet të bënte.