E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanadaja terhiqet nga Protokolli i Kiotos

Ministri i Mjedisit në Kanada, Piter Kent, tha se vendi i tij është duke shfrytëzuar të drejtën e tij ligjore për t’u tërhequr nga Protokolli i Kiotos për ndryshimet klimatike.
"Protokolli i Kiotos, siç e dini, fillimisht ka përfshirë vendet që gjenerojnë më pak se 30 përqind të emisioneve globale. Tani ai mbulon më pak se 13 për qind dhe ky numër vetëm po vjen duke u pakësuar. Protokolli i Kiotos nuk mbulon dy emetuesit më të mëdhenj në botë, Kinën dhe SHBA-të dhe për këtë arsye nuk mund të funksionojë. Tashmë është e qartë se Kioto nuk është rruga përpara për një zgjidhje globale për ndryshimet klimatike. Nëse është ndonjë gjë, atëherë është një pengesë", ka thënë Kent.
Nëse vepron kështu Kanada mund të bëhet vendi i parë që heq dorë nga Protokoli i Kiotos, i cili ishte konkluduar në vitin 1997.
Kanada ka thënë se nuk do të pranojë angazhime të reja të Kiotos. Kent kur lëshoi këtë deklaratë ishte duke u kthyer nga Afrika e Jugut, ku ai mori pjesë në Konferencën e Klimës Botërore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›