Lufta kundër trafikimit, Basha: Shqipëria përpjekje të vendosura
TIRANE- U mbajt sot konferenca mbi plotësimin e standardeve ndërkombëtare dhe sfidave të Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore ku ishin të pranishëm figura të rëndësishme të politikës dhe diplomacisë shqiptare.
Gjatë fjalës së tij në hapje të konferencës, Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha theksoi se arritjet e qeverisë në këtë drejtim kanë qenë mbështetja sociale që i është dhënë viktimave të trafikimit si dhe hetimi e goditja e grupeve kriminale. Për mbështetjen dhe integrimin e viktimave të trafikimit , foli edhe Ministri i Punës, Spiro Ksera.
“Goditja e grupeve kriminale është strukturuar nëpërmjet përmirësimit të hetimit, rritjes së kapacitetev, përmirësimit të kuadrit ligjor dhe forcimit të bashkëpunimit vendor-rajonal dhe më gjerë. Tashmë fokusi i hetimit nuk ështe vetëm vepra penale e trafikimit, goditen edhe pasuritë” theksoi Basha.
“vetëm pak kohë më parë Ministria e Punës propozoi disa ndryshime për ndihmën dhe shërbimet shoqërore , të cilat u miratuan nga parlamenti shqiptar. Ndryshime që parashikojnë përfshirjen për herë të parë në skemën e mbështetjes dhe ndihmës ekonomike të viktimave të trafikut pas daljes së tyre nga qendrat rezidenciale.” u shpreh Ministri Ksera.
Një moment i rëndësishëm i takimit ishte raporti i mbajtur nga drejtori i programit të parandalimit të konflikteve pranë universitetit amerikan Washington, Devid Filips sipas të cilit Shqipëria ka arritur të kthehet në një model të suksesshëm në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore.
Në mbyllje të fjalës së tij, Filips theksoi se falë legjislacionit përkatës, Shqipëria po shkon në rrugën e duhur të heqjes nga lista e vendeve të origjinës së trafikut njerëzor.
(e.n/News24/BalkanWeb)