E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski: Së shpejti negociatat për anëtarësim në BE

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se qeveria që drejton ai është e fokusuar në gjetjen e zgjidhjes së kontestit të emrit dhe zhbllokimin e eurointegrimeve.

"Tani jemi të fokusuar më shumë në kërkimin, gjetjen e zgjidhjes për emrin, për të vepruar në zhbllokimin dhe të gjejmë mundësi që gjatë kohës së presidencës spanjolle ta marrim edhe datën për fillimin e negociatave, që do të thotë, fillimin e bisedimeve disa muaj më vonë", theksoi Gruevski.

Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë dinamikë, është mundur që negociatat të fillojnë disa muaj para kohës së parashikuar.

Lidhur me pohimet e BDI-së se do të ofrojë strategji për zgjidhjen e kontestit të emrit, Gruevski tha se për një gjë të tillë nuk është i informuar.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›