Berisha uron Berluskonin për fitoren e zgjedhjeve
TIRANë- Kryeministri Berisha ka uruar sot kryeministrin italian Silvio Berluskoni për fitoren në zgjedhjet rajonale të zhvilluara në Itali. Berisha i ka telefonuar sot homologut të tij italian. Sic bëhet e ditur në një njoftim zyrtar në faqen e qeverisë Berisha i shprehu Kryeministrit Berluskoni bindjen se kjo fitore dëshmon besimin e madh të qytetarëve italianë tek Silvio Berluskoni dhe tek koalicioni qeveritar.
Nga ana e tij Kryeministri Berluskoni e falënderoi Kryeministrin Berisha për urimin e tij. Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Berluskoni ranë dakord gjatë kësaj telefonate që do të shihen së shpejti në një takim të përbashkët.
(m.a/News24/BalkanWeb)