E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës mund të kthehet në gjyq për Albin Kurtin

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që me 8 prill, Kuvendi i Kosovës të kërkojë përgjegjësi morale nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për faktin se ka qenë organizator i demonstratës së 10 shkurtit të vitit 2007,

gjatë të cilës kanë humbur jetën Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Krahas kësaj kërkese, sipas Krasniqit, Kuvendi mund ti adresohet edhe OKB me kërkesën që ta shqyrtojë tejkalimin e kompetencave të policëve rumunë gjatë ndërhyrjes për ta shpërndarë masën e grumbulluar në atë demonstratë. Por, në asnjë variant, ka thënë ai, Kuvendi i Kosovës nuk do të ndërhyjë në pavarësinë e gjyqësorit gjatë procesit të gjykimit të Kurtit. Kuvendi mund të dalë edhe me rekomandimin që Albin Kurti duhet ta bart përgjegjësinë e vet morale për diçka që i ka nxjerrë qytetarët në rrugë, dhe ta marrë atë përgjegjësi, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi, pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare. Ndërkohë, sipas tij, gjyqi në Kosovë duhet ta kryej funksionin e vet, sepse vetëm ai është organ që ka të drejtë ta ndërpresë procesin ndaj Kurtit. Ai ka bërë të ditur se debati rreth rastit Kurti do të mbahet me rekomandimin e dy komisioneve parlamentare, të cilat janë mbështetur në 150 mijë nënshkrime të mbledhura në peticionin e Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Kurtit.

Last Updated on E Marte, 30 Mars 2010 19:50

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›