E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor Gardistet mbrojten institucionet

Alibeaj kerkese kompanive telefonike Na jepni skedarin e lidhjeve telefonike te Topit Berishes Ina Rames tabulatet e SHISH-it dhe deputeteve

Komisioni hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit zhvilloi dje viziten e pare faktmbledhese ne garde ne prani te kamerave duke marre kontakte me punonjesit te Gardes se Republikes. Deputetet demokrate u informuan per ligjet mbi te cilat funksionon Garda e Republikes per mbrojtjen e personaliteteve shteterore dhe rezidencave te institucioneve shteterore. Deputetet Dashnor Sula Viktor Gumi dhe Fatos Hoxha vleresuan gatishmerine e Shtabit te Gardes per te vene ne dispozicion te komisionit hetimor dhe te gjitha organeve kushtetuese perfshire edhe prokurorine materialet e nevojshme per hetim. Gjate takimit komandanti i gardes Ndrea Prendi siguroi se garda ka vepruar ne perputhje me te gjitha ligjet ne vend dhe se eshte e gatshme per cdo hetim.

Patjeter qe na motivon per te qene sa me te sakte ne permbushjen e ligjit dhe detyrave. Ju sigurojme qe garda do te punoje ne perkushtim me motivim per te permbushur misionin e saj te percaktuar me ligj. Siguroj mediat qe i gjithe materiali do tu vihet menjehere ne dispozicion. Shefi i Shtabit te Gardes Artan Hoxha beri nje permbledhje te punes se gardes duke cituar ligjet ne te cilat eshte mbeshtetur veprimtaria e gardes ne mbrojtje te institucioneve dhe personaliteteve shteterore. Shtabi i gardes ne te njejten kohe u shpreh i gatshem te paraqitej edhe prane komisionit hetimor per cdo sqarim te metejshem. Ai shpjegoi mes te pranishmeve rolin qe percakton ligji per garden. Majori shpjegoi se si veprohet ne rast pershkallezimi te situates ne objektin e rendesise se vecante Drejtuesit e sherbimit krahas masave qe kane marre i bejne thirrje turmes me altoparlant me pas qellohet ne ajer pastaj zbatohen kerkesat e nenit 25 te ligjit per garden - deklaroi Hoxha.
Nga ana e tyre deputetet demokrate shprehen mbeshtetjen per Garden e Republikes duke siguruar se do ti shkojne deri ne fund hetimit per nxjerrjen e pergjegjesive te te gjithe veprimtarise se institucioneve shqiptare per ngjarjen e 21 janarit.
Vizita e nje pjese te delegacionit te komisionit hetimor ka te beje me nje vendim te rendesishem qe ka marre Kuvendi i Shqiperise per hetimin parlamentar te veprimeve kriminale te dhunshme te ndodhura gjate dates 21 janar 2011 me qellim permbysjen e rendit kushtetues fatmiresisht te mbetur ne tentative. Do te bejme te mundur hetimin parlamentar ne kete fushe nxjerrjen e pergjegjesise institucionale te aktoreve te ndryshem qe ndodhen ne kete grusht shteti dhe gjithashtu te sigurojme se Parlamenti i Shqiperise eshte ne mbeshtetje te cdo veprimi ligjor qe kryen garda e republikes se Shqiperise - tha deputeti demokrat Viktor Gumi. Ne fund te ketij takimi anetaret e komisionit hetimor deklaruan se do te vijohet ne ditet e ardhshme me marrjen e informacioneve nga drejtues te tjere te institucioneve ne vend duke vijuar te dielen me Policine e Shtetit. Nga ky takim me efektivet e gardes konstatuam se garda ka permbushur vazhdon te permbushe dhe do te permbushe te gjitha ligjet e vendit per ruajtjen e institucioneve - deklaroi anetari i komisionit z. Dashnor Sula. Vajtja ne zyrat e Gardes se Republikes behet ne kuader te mbledhjes se fakteve nga anetaret e komisionit lidhur me ngjarjet e dhunshme qe shoqeruan demonstraten e 21 janarit ne Tirane. Po dje komisioni hetimor per ngjarjet e 21 janarit zhvilloi nje mbledhje tjeter. Deputeti i Partise Demokratike Enkelejd Alibeaj beri nje kerkese ndaj kompanive telefonike ne lidhje me skedarin e lidhjeve telefonike te Presidentit Bamir Topi kryeprokurores Ina Rama Kryeministrit Sali Berisha tabulatet e kreut te SHISH-it dhe te deputeteve njekohesisht dhe te gjitha pamjet filmike te televizioneve. Komisioni parlamentar ka kerkuar informacione edhe nga policia prokuroria Presidenti SHISH dhe Sherbimi Informativ Ushtarak ne lidhje me ngjarjen. Qellimi i komisionit hetimor eshte zbardhja e rolit te institucioneve ne zbatimin e ligjit per tubimet si dhe masat qe jane marre per menaxhimin e demonstrates. Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Sherbimin Informativ se nuk ka informuar institucionet per rrezikun e dhunimit te institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›