Maljazia mbron njohjen e Kosoves: Mbështetëm aspiratën e kosovarëve për pavarësi
Qeveria malajzane mbron vendimin e saj për Kosovën. Malajzia njohu dje pavarësinë e Kosovës. Po dje Beogradi përzuri nga Serbia ambasadorin e Malajzisë për këtë hap që ndërmori vendi i tij. Ministri i Punëve të Jashtme të Malajzisë, Rais Yatim, ka deklaruar se vendimi i qeverisë së këtij vendi për të njohur pavarësinë e Kosovës ka për qëllim "ndihmesën e aspiratave të popullit të Kosovës në dëshirën e tyre për një shtet të pavarur".
Ministri Rais Yatim vuri në pah se Malajzia planifikon të vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën në një kohë të përshtatshme, bën të ditur agjencia e lajmeve të këtij vendi Bernama.
Ndërkohë, Ministria e punëve të Jashtme të Serbisë kërkoi dje nga ambasadori i Malajzisë që brenda 48 orëve të largohet nga Beogradi. Shkak është njohja e pavarësisë së Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)