E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, të shtëna gjatë meshës së Papës

GJERMANI- Te shtena me arme jane degjuar gjate meshes se Papes ne Gjarmani. Lajmi jepet nga agjensite italiane, por pa dhene ende  shume detaje.

Mesohet se nje nga personat e sigurise, nje polic ka mbetur i plagosur nga te shtenat dhe se pergjegjesi per kete sulm eshte arrestuar.

Papa Benedikti XVI nisi ditën e tretë të vizitës në Gjermani me një meshë në qytetin Erfurt.

Papa po zhvillon një vizitë katërditore në vendlindjen e tij, gjatë së cilës ai i është drejtuar parlamentit gjerman dhe ka mbajtur një takim të përbashkët me protestantët.

Të premten, Papa Benedikti u takua me pesë viktima të abuzimit seksual nga klerikët dhe shprehi keqardhjen e thellë për vuajtjet e tyre.

Benedikti është akuzuar, më parë, nga grupet e viktimave dhe avokatët e tyre të cilët pohojnë se kreu i Vatikanit ishte pjesë e një rrethi që në mënyrë sistematike mbron priftërinjtë pedofil.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›