Aksident edhe ne Peqin aksidentohen 4 te rinj

Një aksident me pasojë plagosjen e katër të rinjve ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në vendin e quajtur Përparim.
Burime të Policisë bënë të ditur se "një mjet me targa të huaja BS 169 NJ, ku udhëtonin katër të rinj, ka dalë jashtë rruge, duke u përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës".
Si pasojë e kësaj përplasjeje kanë mbetur të plagosur shtetasit Leonard Progri, Lefter Progri, Ervis Lika dhe Klajdi Branica, të moshës nga 20 -23 vjeç.
Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku sipas mjekëve, edhe pse dëmtimet e pësuara nga aksidenti janë të shumta, janë jashtë rrezikut për jetën.