E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak burri vret gruan me cifte

Një 54-vjeçar nga fshatrat e Durrëst ka qëlluar për vdekje me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, bënë të ditur se “ ngjarja ndodhi sot rreth orës 10.30 në fshatin Pjesëz, të komunës Xhafzotaj, 4 km larg Shijakut”

Sipas të njejtave burime, Bukurie Smoqi, 50 vjeç ka mbetur e vdekur në banesën e saj pasi është qëlluar me armë gjahu nga bashkëshorti Isuf Smoqi, 54 vjeç.

Ekspertët e policisë që kanë mbërritur në vendgjarje po punojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e krimit, ndërsa autori Isuf Smoqi është shoqëruar në komisariatin e policisë së Shijakut, sipas burimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›