Minibashkia nr.6 jo funksionale
Kushtet higjenike në tregun e fruta-perimeve në Kombinat shpesh kanë qenë shqetësim i qytetarëve të kësaj zone, por në pikun e sezonit të nxehtë situata bëhet edhe më problematike.
Tregtimi i produkteve ushqimore të ekspozuara ndaj papastërtive, pluhurit dhe diellit mund të bëhet shkak për shume sëmundje.
Por nuk mjafton kaq, shume tregtarë në këtë zonë janë detyruar të zaptojnë dhe rrugën pasi në treg nuk mungojnë vetëm kushtet, por edhe hapësirat e lira.
Prej kohesh gjendja në tregun e zonës së Kombinatit në Tiranë është cilësuar si problematike edhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik.
Për të gjitha këto arsye ABC News shkoi të interesohej në njësinë bashkiake nr 6, institucionin përgjegjes për të zgjidhur këtë situatë, por aty nuk mori asnjë përgjigje. Kryetari i Minibashkisë, Krenar Cenollari ishte me leje.
Abc news pyeti për nënkryetarin, por sipas një punonjësi të administrates ai ishte pjese e ndryshimeve të ndodhura në njësinë bashkiake nr. 6 pas kalimit të pushtetit nga LSI tek PS pas zgjedhjeve teë 8 majit.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha pak ditë pas zyrtarizimit të tij është parë të jetë tepër aktiv në detyrën e re, si në pritje me qytetaret ashtu edhe në takime me figura të ndryshme për jetësimin e projekteve për ndryshimin e kryeqytetit, minibashkia nr 6 në Kombinat duket tërësisht e paorganizuar dhe jofunksionale. E si mund të ndodhte ndryshe kur ende pamarrë mire detyrën kreu i saj me shpejt mendon për pushime se për të zgjidhur shqetësimet e banorëve të Kombinatit.