E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mallakastër, pranga 19-vjeçarit, mashtronte një të mitur që të vidhte para

MALLAKASTER – Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shtyrjen e një të mituri në krim. Burime zyrtare të policisë së Mallakastrës bëjnë të ditur se, pas një hetimi të gjatë, është bërë ndalimi i shtetasit Florjan Avdullaj, pasi dyshohet se ka mashtruar një të mitur që të vidhte para në shtëpinë e tij.

“Dyshohet se ky shtetas për një periudhë dy mujore ka vjedhur me anë të mashtrimit një 10-vjeçar, banues në Ballsh Mallakastër, duke e mashtruar që të merrte lekë në banesën e tij dhe kur të mbushte moshën për leje drejtimi do t’i blinte një makinë.
Shuma që dyshohet se i ka marrë këtij të fundit është 350.000 lekë”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Tashmë 19-vjeçari Avdullaj do të përballet me drejtësinë për veprat penale të “Shtyrjes së të miturit në krim ” dhe “Mashtrimit”. Materialet do t’i kalojë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›