Mallrat e akcizës, INSTAT: Importi ka rënë me 1.5%
Instituti i Statistikave njofton për një rënie të mallrave të akcizës me 1.5 për qind gjatë muajit korrik. Shifrat më të fundit tregojnë se të prekur nga kriza ekonomike globale, qytetarët shqiptarë po konsumojnë më pak mallra luksi.
TIRANE- Shqiptarët po konsumojnë gjithmonë e më pak mallra luksi si cigaret, karburante , pije alkoolike etj. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave konfirmojnë një rënie të importeve të mallrave të akcizës. Sipas INSTAT, gjatë muajit korrik, importi i këtyre produkteve arriti vlerën e 4.6 mld lekëve, duke shënuar një rënie prej 1.5% kundrejt një muaji më parë. Mallrat e akcizës, të njohura ndryshe si mallrat e luksit zënë edhe 12.7% të totalit të importit që realizon vendi ynë. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara e zënë nënproduktet e naftës me 58.7%. Rënia e importit të mallrave të akcizës tregon edhe për uljen e fuqisë blerëse në vendin tonë për këto produkte. Një tendencë kjo që kushtezohet nga kriza ekonomike botërore, efektet e së cilës kanë prekur prej muajsh edhe buxhetet e familjeve shqiptare. (e.n/News24/BalkanWeb)