PD: Bojkoti në dëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve
Për Partinë Demokratike vendimi i PS për të bojkotuar Parlamentin ka në bazë interesat personale të kreut të kësaj partie, Edi Rama. Sipas selisë blu bojkoti është në dëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë.
TIRANË-Për Partinë Demokratike vendimi i PS për të bojkotuar Parlamentin ka në bazë interesat personale të kreut të kësaj partie, Edi Rama. Sipas selisë blu bojkoti është në dëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli theksoi sot në një konferencë për shtyp se “ Rama nuk është i shqetësuar për socialistët e thjeshtë, të cilët kanë mandatuar deputetët e tyre, por menaxhon interesat personale të grupit parlamentar më të pasur në Europë”.
Sipas PD “interesi i qytetarëve është interesi i fundit që ka në mëndje Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar milionar”.
(e.n/BalkanWeb)