E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallrat e skaduara asgjesohen 5700 kg ushqime ne Korce

5700 kg ushqime të dëmtuara me një vlerë prej 5 milion lekësh ka asgjesuar Autoriteti Rajonal i Kontrollit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Korcë gjatë një kontrolli të befasishëm. Objekt i këtij aksioni kanë qenë shumë biznese  që furnizojnë me artikuj ushqimorë bimorë e veçanërisht shtazorë tregjet e qyteteve dhe pikat turistike të Liqeneve të Prespës dhe Ohrit, por edhe të zonave malore.

“Kemi konfiskuar rreth 5700 kilogram ushqime të cilat janë asgjesuar. Gjithashtu kemi asgjesuar në rrethin e Ersekës, në Korçë dhe të gjitha këto me një vlerë rreth 5 milionë lekë”- u shpreh drejtori i ARKMK për qarkun Korçë, Beniamin Napuçe. 
        
Ndërsa në qytetin e Pogradecit situata rezultoi ndryshe pasi kushtet higjeno- sanitare të mjediseve si dhe të cilësisë dhe servirjes së ushqimit rezultuan të ishin shumë të mira. Kontrolle të tilla të befasishme autoritetit rajonal i Mbrojtjes së Konsumatorëve, do të ushtrojë gjatë gjithë verës në pikat e tregëtimit dhe shërbimit.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›