Sulm në një shkollë hebrenjsh në Francë, katër të vdekur
(E PERDITESUAR)- Një person ka hapur zjarr në një shkollë hebrenjsh në Tuluzë të Francës, duke vrarë të paktën tre fëmijë dhe një të rritur.
Sipas BBC, nga sulmi jashtë shkollës Ozar Hatorah ka mbetur edhe një i plagosur rëndë.
Policia është vënë në kërkim të personit që qëlloi me armë. Dëshmitarët thanë se ai po ngiste një scooter të zi.
Sulmi vjen disa ditë pasi tre ushtarë u qëlluan nga një person me scooter në të njëjtën zonë të Francës.
Presidenti Nicolas Sarkozy, ministri i tij i Arsimit dhe i Brendshëm janë nisur për në Tuluzë.
Sulmi ka ndodhur në momentin që prindërit e fëmijët po shkonin në shkollë. Mendohet se viktimat janë një mësues, fëmijët e tij 3 dhe 6 vjeç dhe një nxënës 10 vjeçar.
Banorët menjëherë e kanë lidhur sulmin me atë që ndodhi mbi ushtarët javën e shkuar. Në gazetar vendas, Christopher Bockman, i tha BBC se ushtarët që u sulmuan ishin me origjinë etnike, çka do thotë se personi që i sulmoi i kishte shënjestruar si minoritete.
