Mallrat nga Kina, Ministria e Financave rrit referencat për importuesit e kontejnerëve
Kostoja reale mesatare është 1400 dollarë për një kontejner. Doganat aplikojnë referencë për një çmim 4500 dollarë/kontejneri
Ervin KOÇI
Nevoja e qeverisë për para, rishikimi dhe rritja e disa taksave doganore, ndryshe nga deklarimet e qeverisë për politikë fiskale lehtësuese, ka goditur edhe importet nga Kina. Mallrave që vijnë nga Azia qeveria shqiptare ka vendosur t’u rrisë ndjeshëm disa taksa doganore, mes të cilave edhe referencat për importet e lëndëve të para dhe produkteve që vijnë me kontejnerë. Edhe pse autoritetet doganore shqiptare kishin premtuar rishikimin e referencave për kontejnerët që vijnë nga Kina, sërish ato kanë mbetur të larta madje janë rritur me 3 për qind. Kur shkresat me propozimin për uljen e referencave janë bërë gati, firma mbi to nuk është hedhur ende. Importuesit që sjellin mall nga Kina me anije përmes kontejnerëve që shkarkohen në Portin detar të Durrësit, ankohen se tarifa për një kontejner është rritur mjaftë. Sipas tyre, kostoja reale mesatare është 1400 dollarë/kontejneri, në një kohë që administrata doganore aplikon referencë për një çmim 4500 dollarë. E vërteta e gjithë kësaj historie është fakti se problemin e pranon si dogana, ashtu dhe Ministria e Financave. Në këtë të fundit të pyetur nga gazeta “Albania”, deklarojnë se “tarifat e referencave do të rishikohen me të gjitha vendet, por me përparësi do të trajtohen ato për mallrat që vijnë nga vendet e BE-së”. Sipas ekspertëve të Financave, çështja do të zgjidhet shumë shpejt, madje i është kërkuar administratës doganore ulja e çmimit të referencës.
Urdhri
Ulja e pagesës së referencës për mallrat që importohen nga Kina, edhe pse është folur se do të bëhet, akoma nuk ka nisur që të zbatohet. Subjektet e biznesit thonë për gazetën “Albania” se për këtë mungon një dokument i posaçëm që të autorizojë doganën e Portit të Durrësit që të bëjë këtë zbritje. Administrata doganore në Portin detar të Durrësit, e cila ka në administrim terminalin e përpunimit të kontejnerëve e, për pasojë, edhe ata që vijnë nga Kina, nuk pranon t‘i bindet urdhrit për lehtësimin e referencave pa pasur më parë një shkresë me firmë dhe vulë nga Ministria e Financave për këtë çështje. Në situatën për t‘ia kaluar topin njëra-tjetrës, biznesi mbetet i humburi më i madh. Zyrtarë nga Ministria e Financave e pranojnë gabimin, duke shtuar se duhet ndrequr sa më shpejt. Në fakt kanë kaluar pesë muaj dhe çmimet e referencës që aplikohen për kontejnerët nga Kina vazhdojnë të mbetet të larta dhe larg tregut.
Referenca
Administrata doganore bën të ditur se përdorimi i referencave ndodh vetëm në rastet kur biznesi nuk paraqet një deklaratë të plotë doganore për vlerën e mallit. Por me gjithë këtë kusht, të cilin të gjitha kompanitë e plotësojnë për të evituar problemet gjatë zhdoganimit të mallrave, aplikimi i referencës është kthyer në taksativ. Çmimi prej 4500 dollarësh është vendosur prej kohësh, kur realisht kostoja e transportit të kontejnerëve kushtonte rreth 5000 dollarë, ndikuar edhe nga çmimi i naftës. Por që nga muaji dhjetor, transporti nga Kina deri në Portin e Durrësit ka pësuar trefish ulje të kostos, e lidhur nga kriza, ulja e porosive, si dhe çmimi në rënie i naftës. Megjithatë edhe pse kanë kaluar afro pesë muaj, sërish dogana aplikon referencë 4500 dollarë, kur realja është rreth 1500 dollarë. Ankesat nga biznesi janë shtuar çdo ditë, kurse dogana vetëm pret e përcjell, me përgjigjen se "Ministria e Financave është përgjegjëse, pasi harron politikat fiskale". Kontakti i bizneseve me autoritet doganore ka qenë i vazhdueshëm, por zgjidhja nuk po arrihej, duke nënkuptuar se vendimi duhej marrë nga sipër, pra nga Ministria e Financave. Aktiviteti tregtar me Kinën ka pësuar rritje mesatare me 10 për qind çdo vit, e në këto kushte impakti negativ për importuesin ka qenë i madh.
BB: Kina mund të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike
Kina mund të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore për shkak të statistikave pozitive në 3 muajt e parë të këtij viti. Megjithatë, sipas presidentit të Bankës Botërore, Robert Zellik, parashikimet për ekonominë globale ende mbeten të pasigurta. Zellik kërkoi rritjen e investimeve në tregjet në zhvillim, pasi pas krizës globale ato do të jenë shanset e reja për investitorët.
14 Maj 2009