E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profesori i PS-së feston 75 vjetorin

Servet Pëllumbi

Servet Pëllumbi mbush sot 75 vjeç. Me këtë rast Partia Socialiste ka organizuar një festë për ti uruar profesorit ditëlindjen. Pëllumbi njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit. Ai ka patur një karrierë të gjatë politike ne Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë.

Kreu i PS-së Edi Rama që i ka dhuruar tufën me lule në këtë festë ku merrnin pjesë shumë miq dhe të afërm. Ju falënderoj të gjithëve, Kryetarin e PS, Kryesinë e PS, për këtë festë të shkëlqyer në këtë 75 vjetor të ditëlindjes sime. Uroj me gjithë zemër fitoren e PS në zgjedhjet e ardhshme. E kam uruar gjithmonë fitoren e PS dhe do ta bëj gjithmonë, sa të kem jetë, është shprehur Pëllumbi.

Ai përveçse politikan është një ndër intelektualët e shquar të vendit mbi supe ai mban edhe urdhrin Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›