Dadiç: Serbisë kusht për të njohur Kosovën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dadiç, bën të ditur se Bashkimi Europian, indirekt kërkon që Serbia të njohë Kosovën.
“Ndoshta është e vërtetë që formalisht nuk kërkojnë ta njohim Kosovën, por nëse ne pranojmë ato që ata janë duke kërkuar, atëherë nuk është larg nga ajo”, ka thënë Dadiç.
Në analizën e tij, ai shton se mundësitë janë shumë të vogla që Serbia në muajin mars, të fitojë statusin e kandidatit për BE.
Unë vetëm dua ta them ta vërtetën dhe e vërteta është se ata duan ta njohim Kosovën. Këtë e duan që nga dita e parë, tha Dadiç në lidhje me deklaratën e përfaqësuesit të Parlamentit Evropian në Serbi, Jelko Kacin, se për ta fituar statusin, BE nuk ka kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës.