Itali, Monti fërshëllehet në Senat
Kryeministri italian Mario Monti është përballur sot me një situatë shumë të sikletshme në Senat. Pjesa e senatorëve që janë kundër masave të ashpra të kursimit që planifikon qeveria e tij kanë fërshëllyer duke treguar mungesë respekti ndaj institucionit dhe kryeministrit.
Sipas medieve italian pakënaqësitë në lidhje me masat e kursimit po ndjehen me protesta në të gjithë Italinë. Anëtarët e Ligës Veriore, aleate në qeverinë e mëparshme të Silvio Berluskonit, fishkëllenin duke mbajtur në duar parulla ku lexohej Mjaft taksave.
Thirrjet dhe fishkëllimat e detyruan kryetarin e Dhomës ta pezullonte përkohësisht seancën. Pas rifillimit të seancës Monti tha se qeveria mund të shikojë mundësinë e një takse mbi transaksionet financiare si mënyrë për uljen e barrës tatimore për familjet.
Një mënyrë që kompanitë dhe familjet të taksohen më pak është duke mos përjashtuar mundësinë e tatimit të transaksioneve të mëdha financiare, është shprehur Monti.