E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet çatia, 6 persona mbesin pa stehë

Shembja e çatisë së një banese në qytetin e Shkodrës ka lënë pa strehë 6 pjesëtarë të një familje. Ka qenë ora 23:15 e së martës kur pjesëtarë e familjes Xhanaj në lagjen Salo Halili të qytetit të Shkodrës kanë dëgjuar trarët që kërcisnin dhe menjëherë kanë dale jashtë.

Çatia e banesës  së bashku me një pjesë të mureve anësore është shembur duke shkaktuar panik tek anëtarët e kësaj familjeje. Katerina Xhanaj, kryefamiljarja shprehet se banesa është e ndërtuar prej 60 vitesh dhe është pronë shtetërore ndërsa kjo familje ka 40 vjet që jeton në të.

Banesa është e amortizuar dhe ka patur dhe më përpara shenja si plasaritje muresh apo dëmtim trarësh ,ndërsa çatia u shemb. Nuk kemi patur mundësi të ndërhyjmë për ta riparuar sepse punohet vetëm sa për të ngrënë bukë dhe nuk kemi mundësi ekonomike. Kemi dalë jashtë pa u dëmtuar por tani jemi pa strehë sepse çatia ka rënë, shprehet Katerian Xhanaj.

Banesa me dy kate ka patur konstrukt të dobët ndërtimi dhe mos ndërhyrja në të me riparime ka sjellë amortizim dhe shembje të saj.

Anila  Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›