E Diel, 1 Nëntor 2026

Malmstrom pret në takim ministrin Basha dhe të rinjtë: Vizat ishin hapi i parë për të sjellë Shqipërinë më afër BE-së

16-12-2010 / Gazeta 55

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha: Rregullat e “Schengen”-it do mirëkuptohen nga qytetarët shqiptarë

Pas një dite intensive emocionesh dhe vizitave të institucioneve europiane, 50 studentët që kanë kryer udhëtimin e tyre të parë jashtë Shqipërisë së bashku me ministrin Basha janë takuar me komisioneren për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, Cecilia Malmström.
Malmström, që nuk ka harruar të përkujtojë se kjo është një dhuratë e bukur për Krishtlindjet. “Edhe një herë dua t’ju përgëzoj dhe t’ju shpreh se sa e gëzuar jam që arritëm këtë ditë, madje para Krishtlindjeve, duke e kthyer atë në një dhuratë të bukur për Krishtlindjet. Ky është hapi i parë për të sjellë qytetarët e Shqipërisë më afër atyre evropianë dhe është gjithashtu një hap i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Është një proces ende i gjatë dhe i vështirë dhe ministri e di, por është në duart tuaja. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’ju mbështetur. Por, sigurisht që hapat duhen bërë nga ju”- deklaroi Malmstrom. Ministri Basha ka falënderuar komisioneren Malmström për mbështetjen e heqjes së regjimit të vizave dhe ka shprehur bindjen, se ky proces do të mirëkuptohet nga qytetarët shqiptarë, gjë që është shprehur edhe nga studentët e pranishëm. “Shqiptarët kanë bërë shumë përpjekje dhe shumë reforma. Shpresoj se një ditë do t’ju mirëpresim si anëtarë të plotë të Bashkimit Europian.
Por, mos hezitoni që t’u kërkoni më shumë politikanëve tuaj, që ata të vazhdojnë reformat që janë shumë të rëndësishme për juve, për vendin tuaj, por gjithashtu edhe për zgjerimin. Ky është dhe mesazhi im për juve sot. Mos jini të turpshëm, por jini kërkues për të ardhmen tuaj. Me heqjen e vizave shpresojmë që të shtojmë edhe shkëmbimet e biznesit, ta bëjmë më të lehtë për ta për të lëvizur dhe për të kryer shërbime të nevojshme, që do të bëjnë të mundur krijimin e vendeve të punës. Ne kemi nevojë për vende të reja pune në Europë”- u shpreh komisionerja Malmstrom. Duke i uruar festat e fundvitit, ministri Basha i ka bërë një dhuratë artizanati të radhë në Shqipëri komisioneres Malmstrom, e cila e ka vlerësuar jo pak.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›