Opozita ndreq kërkesën, Kuvendi miraton javën e ardhshme ngritjen e Komisionit Hetimor

16-12-2010 / Gazeta 55
Patozi: Do i heqim PS-së alibinë për humbjen e zgjedhjeve
UPDATE- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar 23 dhjetorin si datën kur do të ngrihet komisioni hetimor. Në votimin e sotëm ku mori pjesë edhe opozita deputetët e Kuvendit miratuan me 126 vota pro dhe 3 kundër datën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. Partia Demokratike, duke iu përgjigjur kërkesës së Partisë Socialiste, ka deklaruar se është e gatshme që javën e ardhshme, më 23 dhjetor të votojë ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sipas kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, vetë mazhoranca është e interesuar për ngritjen e komisionit, për t’i hequr PS-së “alibinë” e saj për humbjen e zgjedhjeve.