E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet filiali i një banke në Tiranë

Persona të armatosur kanë grabitur paraditen e sotme filialin e një banke në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen e “Kavajes” prane ish- uzines Enver, ndersa 2 personat ende te paidentifikuar kane mundur te largohen nga vendngjarja.

Grabitesit fillimisht kane hyre si kliente te bankes dhe me pas kane nxjerre armet e zjarrit ku nen kercenimin e tyre kane mundur te marrin shumen prej 300 mije lekesh te reja.

Sipas deshmive te para te dyshuarit kane qene te veshur me te zeza dhe mbanin kaska ne koke ndersa kane mundur te largohen nga vendngjarja nepermjet nje ciklomotorri.

Momentalisht policia eshte duke bere kqyrjen e kamerave te sigurise per nje identifikim te mundshem te autoreve te cilet jane vene ne kerkim.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›