Topalli: Hapja e kutive të votimit në Shkodër, e vërteta e kauzës së opozitës

UPDATE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i është referuar sot, gjatë debatit parlamentar, vendimit të Prokurorisë për hetimin e zgjedhjeve në Shkodër, çka si rezultat solli as më shumë e as më pak atë që ka argumentuar prej muajsh të tërë shumica parlamentare dhe vëzhguesit e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryeparlamentarja vuri në dukje se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat. Ajo theksoi se kreu i PS-së, Edi Rama duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve dhe Shkodrës për pengesat që ka ngritur për liberalizimin e vizave dhe se hetimi i zgjedhjeve në Shkodër tregon të vërtetën e zgjedhjeve. “Edi Rama prej 6 muaj u përpoq me të gjitha mënyrat që t’ju mbante larg Parlamentit. Këto janë zgjedhjet. Pse nuk shkoi njëheë në prokurori, në gjykatë? Pse nuk shkoi sepse humbi. Nuk shkoi se ishte kundër liberalizimit të vizave”- theksoi Topalli duke iu drejtuar deputetëve socialistë.
...