Tiranë, plagoset me armë një 37-vjecar
TIRANË- Plagosje me armë në Tiranë. Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 të mbrëmjes ka mbetur i plagosur një 37-vjecar në zonën e Laprakës në kryeqytet. I plagosuri është identifikuar si Alfred Guci dhe mësohet se është pronari i një lokali në zonën e tregut në Laprakë. Një konflikt mes tij dhe autorit të ngjarjes i shpallur tashmë në kërkim, ka cuar deri në përdorimin e armëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që deklarohet se nuk dihen shkaqet e plagosjes. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa policia nuk bën publik emrin e tij, për arsye hetimi.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit Ushtarak, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.
(m.a/BalkanWeb)