E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malouda: Chelsea do që unë të çmendem!

Ylli francez i Chelseat, Florent Malouda deklaroj se Chelsea është duke përgatitur një strategji për ta çmendur atë. Në një intervistë për një gazetë franceze, Malouda tha se krejt kjo po bëhet qëllimisht por se ai është i armatosur mendërisht.

"Chelsea është dukë bërë një strategji me mua duke dëshiruar që unë të çmendem. Ata këtë po e bëjnë me plan duke më detyruar mua që të stërvitem me lojtarët e ri. Ky plan është duke u bërë që një vit por unë jam i armatosur mendërisht dhe nuk do të arrijnë këtë" deklaroi Malouda./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›