Malouda planifikon largimin

Mesfushori Florent Malouda është i gatshëm të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.
Daily Mirror ka njoftuar të enjten se reprezentuesi francez është duke konsideruar opsionet, pas injorimit nga menaxheri i ri Roberto di Matteo. Malouda, 31 vjeç, e përcolli nga shtëpia fitoren 2-0 në FA Cup kundër Birminghamit.
Ai ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me klubin dhe thuhet se tashmë ka ndarë mendjen të largohet nga Stamford Bridge, ku erdhi në vitin 2007 nga Olympique Lyon.