Hulk, hapave të Ronaldos

Sulmuesi i Portos, Hulk ka bërë të ditur se synon të përcjellë hapat e idhullit të tij, ikonës braziliane Ronaldo.
25 vjeçari është bërë një prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme për Porton, prej transferimit nga skuadra japoneze Tokyo Verdy më 2008.
Hulk ka treguar se si fëmijë u inspirua nga Ronaldo. “Ai ishte gjithmonë heroi im dhe futbollisti të cilin e kam adhuruar më së tepërmi. Derisa jam rritur, gjithmonë dëshiroja të bëhesha si ai”, deklaroi Hulk.