Pedofilët në shënjestër

Sipas mediave ndërkombëtare, aksioni me emër të koduar “Nanny” synon shkatërrimin e plotë të një rrjeti ndërkombëtar pedofilësh, të cilët po i shfrytëzonin fëmijët seksualisht duke përdorur rrjetet sociale.
Raportohet se deri të enjten janë arrestuar 10 persona, kryesisht në Itali, Francë, Portugali dhe SHBA, ndërkohë që edhe 112 të tjerë janë nën hetime.
Nga hetimet e deritanishme del se promotor i rrjetit pedofilë është një shtetas italian, i cili është arrestuar në Milano.
Në shtetet e përfshira tashmë janë realizuar një sërë kontrollesh.
Në SHBA, kontrolle ka pasur në Teksas, Kalifornia, Ilinois, Washington, Missouri, Virginia dhe Ohio.
Hetimet filluan vitin e kaluar pas disa denoncimeve në Itali, e pastaj u zgjeruan edhe në shtete të tjera.