E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi me Ranierin deri në fund të sezonit

Drejtori i Interit Ernesto Paolillo ka garantuar se klubi nuk do të emërojë një trajner të ri para përfundimit të këtij sezoni.

Spekulimet kanë shpërthyer se Claudio Ranieri do të shkarkohet nëse skuadra nuk tejkalon Olympique Marseillen dhe siguron kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Nerazzurrët janë aktualisht në seri negative prej nëntë ndeshjeve pa humbje dhe kanë disavantazh prej 1-0 ndaj Marseilles.

Por, Paolillo ka siguruar se ekipi është i përqendruar vetëm në paraqitjen e tij në fushë. “Trajneri për të ardhmen? Ne mendojmë për përfundimin e sezonit, e më pas për trajnerin” tha Paolillo për mediet italiane.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton se pozita e Ranierit është e sigurt, pasi ka sugjerime se trajneri i skuadrës Primavera, Andrea Stramaccioni mund të ndërhyjë si zgjidhje e përkohshme deri në fund të sezonit.

Po ashtu besohet se Andre Villas-Boas është favorit për të marrë drejtimin e Interit gjatë verës. Portugezi u shkarkua nga Chelsea dhe do të jetë i lirë të nënshkruajë për Interin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›