Tirana kalon Kamzën, një hap larg gjysmëfinales
Bardheblutë vazhdojnë rekordin, duke mos u mposhtur deri më tani në asnjë ndeshje të kupës, Cikalleshi gjen golin e parë dhe ia dedikon Rubios
TIRANA KAMZA 20
Shënues: Bala 51, Cikalleshi 84
TIRANA: I. Lika, Sina, Dabulla, Kalari, Ahmataj, G. Lika (Levendi 86), Taku, Karabeci, Gjata (Cikalleshi 52), Bala, Morina (Aziri 74). Trajner: H. Rubio
Kartonë të verdhë: G. Lika, Gjata, Cikalleshi, Morina
KAMZA: Bytyçi, Hallaçi, Beqiri, Mici, Cvetanovski, Manuka (Pema 46), Capa, Ishka, Karapici (Biba 82), E. Tafaj, Tepshi (Malindi 54). Trajner: M. De Vekis
Kartonë të verdhë: Mici, Pema
Gjyqtarë: R. Sadiku, R. Preça, A. Mahmutaj (Elbasan)
Radiografia
10 – Capa gjuan nga 25m etra, topi kalon ngjitur me shtyllën e Likës.
15 – Kundërpërgjigjen bardheblutë me anë të Balës, i cili pas një asisti nga Morina del përballë Bytyçit, por humbet një rast goli, sepse portieri mik ka shpëtuar portën.
24 – Sërish Bala, këtë herë ka përfituar nga një krosim i saktë i Gilman Likës. Portieri Bytyçi bën një dalje të nxituar, por sulmuesi bardheblu nuk përfiton.
26- Kthesë e Morinës në zonë, gjuan bukur, por këtë herë Bytyçi ka pritur.
44- Morina ka një tjetër mundësi të mirë shënimi, por gjuan lehtë.
49- Capa lëshon një predhë nga 25 metra, ka pritur I. Lika.
51- G. Lika shmang Micin, kroson në zonë te Bala, i cili këtë herë nuk ka falur, por është zhytyr në planzhon, duke shënuar me kokë. 1-0 për Tiranën.
65- Kombinim perfekt i kamzalinjve, Pema pason për Karapicin, ky i hap rrugë topit, që shkon te Ishka, i cili gjuan bukur drejt portës dhe ka devijuar gardiani Lika.
66- G. Lika kroson te Bala, i cili këtë herë ka falur sërish portën mike.
68- Dabulla me topin në zotërim ka shkuar nga mbrojtia në drejtim të sulmit, ka nxjerrë të lirë Balën me një pasim perfekt, por edhe këtë herë Bytyçi është bërë shpëtimtar.
69 – G.Lika, një nga më të mirët në fushë, ka krosuar këtë herë, por as Morina dhe as Bala nuk kanë gjetur kuadratin e portës mike.
84- Predhë e Cikalleshit nga 25 metra, i cili shënon një eurogol dhe lë pa fjalë skuadrën mike, 2-0.
89- Kundërpërgjigjen kamzalinjtë, është Capa që ka lëshuar një silur, por I. Lika ka pritur sërish.
Komenti
Tirana ka mposhtrur kamzalinjtë me rezultatin e pastër 2-0, me gola të Balës dhe Cikalleshit dhe e sheh vetën në krye të grupit me 10 pikë, por dje ka qenë ndeshja ku skuadra e trajnerit Hulian Rubio ka shpërdoruar më shumë raste nga të gjithë herët e tjera. Bardheblutë me rikthimin e Sinës dhe Dabullës kanë qenë më të organizuar në mbrojtje, ndërkohë që vazhdon të tregojë një superformë edhe Gilman Lika, i cili është bërë vërtet motori i Tiranës.
Madje ai ka meritë edhe në gatimin e golit të parë të shënuar nga Bala. Bardheblutë, edhe pse me mungesa, duket se janë rikthyer te fitoret në kupë, edhe pse trajneri Rubio ka rezerva me të tijtë, sidomos me rastet e humbura. Kurse skuadra e Kamzës dje edhe pse u përpoq që të vinte në rrezik Tiranën, sulmi ishte shumë lag portës kundërshtare, ndërkohë që goditjet e Capës dhe Ishkës nga distanca ishin shumë pak.
Pjesa e parë
Trajneri Hulian Rubio, dje kishte lënë në stol Dushkun dhe Azirin, ndoshta edhe për ti çlodhur, pasi ka një transfertë decizive me Pogradecin në fundjavë. Tirana funksionon qysh në minutat e para, por portës i afrohen miqtë, që rrezikojnë me anë të Capës, por edhe me sulmuesin Guido Tepshi, i cili disa herë ka fituar edhe dyluftimet me mbrojtësit bardheblu.
Madje për aq sa luajti, ai ishte një forcë e rëndësishme në vijën e parë të skuadrës mike. Bardheblutë krijojnë rast e njëkohësisht shpërdorojnë pa kufij. Janë jo pak, por katër episode flagrante, dy herë Bala e dy herë Morina, të cilët nuk e kanë çuar dot skuadrën e tyre me fitore në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë
Pjesa e dytë nis me një zëvendësim të trajnerit të miqve, De Vekis. Italiani i kamzalinjve kërkon të surprizojë, duke hequr Manukën dhe duke aktivizuar Pemën për të forcuar vijën e parë. Por Tirana ka gjetur golin me anë të bomberit Bala, falë një kombinimi të shkëlqyer me Likën. Bardheblutë çlirohen, ndërsa kamzalinjtë nuk dorëzohen, madje bëhen më agresivë dhe kërkojnë golin e barazimit.
Ndërkohë, trajneri Rubio nxjerr nga fusha Gjatën dhe aktivizon Cikalleshin në qendër të mesfushës. Sërish shpërdorohen raste pa fund, dy herë Bala dhe një herë Morina i kanë pasur mundësitë që të thellonin avantazhin, por edhe Kamza është kundërpërgjigjur me Ishkën. Por goli do të vinte vetëm në të 84, me një gjuajtje të bukur të Cikalleshit, i cili ka lënë pa fjalë miqtë, duke ngritur peshë Qemal Stafën.
Kamza ka edhe një mundësi me anë të Capës, i cili kërkon të surprizojë me një goditje nga 25 metra, por Lika nuk ka lejuar prekjen e rrejtës. Bardheblutë fitojnë edhe marrin tri pikë, duke qenë më të lirshëm në prag të sfidës me pogradecarët për kampionat.
Rubio: Më gëzon fitorja, kemi thyer rekord për rastet e humbura
Jam i gëzuar, sepse kushdo që fiton një ndeshje ndihet mirë, por them me bindje se duhej të kishim fituar të paktën me rezultat, shtatë apo tetë me zero. Kemi shpërdoruar më shumë raste se në të gjithë ndeshjet e tjera të kampionatit. Nuk besojn se këto shpërdorime rastesh mund të ndikojnë në kampionat, varet se si mësohesh. Sa i përket formacionit stabël, unë luaj gjithmonë me lojtarët më të mirë, që kanë formën e duhur, nuk ka të thotë që duhet të luajë çdo javë me të njëjtët lojtarë.
Për sa i përket tensionit gjatë lojës, janë gjëra që ndodhin. Por edhe unë mërzitem nga situatat gjatë një ndeshjeje, rastet e humbura. Asnjëherë nuk kënaqem me pak, ndaj edhe dua të shprehem diku ose më saktë dua të nxjerr dufin. Besoj se duke bërtitur mbase më kuptojnë, por korrigjimet duhet ti bëj. Kjo ndeshje që sapo kaluam nuk ka lidhje me atë që na pret. Pogradecin e përgatisim me tjetër strategji.
De Vekis: Tirana na mundi falë kualiteteve, se diskutojmë mbijetesën
U shpërfytyruam paksa, por ishte një ndeshje që e interpretuam keq. Vazhdimisht ne ishim në kërkim të topit, por në momentin që e merrnin, e humbnim sërish. E nënvlerësuam paksa kundërshtarin, por kjo ndoshta edhe nga fakti që nuk jemi më në lojë për kupën. Megjithatë, në kampionat as që diskutohet mbijetesa. Kemi zhvilluar në këto dy muaj lojëra të mira, ndonëse jemi penalizuar në fund.
Megjithatë, merita është totalisht e kundërshtarit, pasi është ekip tepër cilësor dhe me lojtarë po aq të tillë, ku doja të veçoja Gilman Likën. Madje edhe mbrojtës si Hallaçi apo Tafaji nuk kishin çfarë të bënin. Komplimente portierit tonë, pasi falë tij evituam një humbje të turpshme. Me këtë 2-0 mund ta llogaris si disfatë dinjitoze. Por nuk dua të hedh poshtë edhe lojën e Capës, që bëri punë shumë të mirë, madje goditi portën kundërshtare, – tha trajneri italian pas ndeshjes.
Të veçanta
- Takimin e kanë ndjekur drejtuesit e ekipeve, donatori i bardhebluve Refik Halili dhe presidenti i kamzalinjve Naim Qarri, administratori Salih Tagani, shefi i klubit kamzali, Albert Bana, si dhe presidenti i krutanëve, Artan Djala.
- Ndryshe nga drejtuesit e tjerë të klubit, anëtar