Heqja e barrikadave, Prishtina e KFOR në pritje të serbëve
PRISHTINE- Autoritetet e Prishtinës dhe ato ndërkombëtare në Kosovë, janë në pritje të vendimit që do të marrin përfaqësuesit serbë në lidhje me kërkesën e KFOR-it për heqjen e barrikadave ne veri.
Sic raporton Radio Evropa e Lirë, një takim po mbahet në Zubin Potok në të ashtuquajturin Kuvend i komunave dhe vendbanimeve serbe, ku pritet të merret dhe një vendim lidhur me situatën. KFOR-i ka shtyrë të paktën dy herë afatet për heqjen e barrikadave, ndërsa karvani i nisur dje për të furnizuar ushtarët në veri përmes rrugëve tokësore, hasi në rezistencën e banorëve serbe te vendosur ne barrikada.
Zyrtarët e KFOR-it nuk kanë bërë asnjë deklaratë në lidhje me veprimet e sotme, duke lënë të kuptohet se priten rezultatet e takimit të përfaqësuesve serbë. Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Radio Evropa e Lire se gjendja në veri mbetet e pandryshueshme. Po sipas Radio Evropa e Lire, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Dreës, ndodhet aktualisht në selinë e NATO-s në Bruksel, ku po mban bisedime me të gjitha palët, në përpjekje që situata të zgjidhet në mënyrë paqësore.
(s.g/NEWS24Balkanweb) Lidhje te tjera Tadiç mesazh serbëve në Mitrovicë: Hapni një rrugë për KFOR-in