KLD e Shqipërisë binjakëzohet me KLD-në e Italisë
ROMË- Një delegacion i Këshillit të Lartë të Drejtësisë vizitoi Italinë, me ftesë të homologëve italian.
Në këtë takim nëpërmejt një ceremonie të vecantë u realizua binjakëzimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Shqiptare me Këshillin e Lartë të Drejtesise Italiane.
Delegacioni shqiptar i kryesuar nga zv/kryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu gjatë vizitës së tij u prit nga autoritetet më të larta të Drejtësisë italiane si, Prokurori i Përgjithshëm Vitaliano Esposito, Kryetari i Gjykatës së Lartë Ernesto Lupo si dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.
Në të gjithë takimet e zhvilluara delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë mori vlerësime për punën e kryer gjatë katër viteve të fundit.
Gjithashtu ne takimet e kryera u diskutua mbi Progres Raportin e Komisionet Europian për vitin 2011 i prezantuar vetëm pak ditë më parë në Shqipëri nga Ambsadori i Bashkimit Europian, Etore Sequi, ku citohet seKLD njohu progres dhe përmirësime të ndjeshme nga të gjithë faktorët e përfshirë në punën e tij.
Në fund të takimit Spahiu ftoi homologun e tij italian për një vizitë në Shqipëri në kuadër dhe të marrëveshjes së arritur për binjakëzimin einstitucioneve që ato përfaqësojnë.
(e.m/BalkanWeb)