E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç mesazh serbëve në Mitrovicë: Hapni një rrugë për KFOR-in

BEOGRAD- Beogradi ndodhet prapa barrikadave të serbëve në veri të Kosovës, duke i mbështetur si politikisht por ashtu dhe financiare.

Radio serbe B92 zbulon një mesazh të cilin presidenti serb Boris Tadic nëpërmjet dy zyrtarëve të qeverisë serbe, Bogdanovic dhe Stefanovic, i përcjell serbëve lokalë në veri të Kosovës.

Në mesazh Presidenti serb Boris Tadiç i deklaron serbëve të Kosovës se Beogradi i mbështet ato fuqishëm, por në të njëjtën kohë është e nevojshme gjetja e një zgjidhjeje për të lejuar makinat e KFOR të lëvizin.

Më tej Tadic i bën thirrje serbëve në veri të Kosovës të vazhdojnë të luftojnë, në mënyrë paqësore, për të mbrojtur interesat e tyre, si dhe nevojën për të hapur një rrugë për automjetet e KFOR.

Serbët në veri të Kosovës mohojnë ekzistencën e mesazhit, ndërkohë që radio serbe B92 zbulon se presidenti Tadiç po monitoron situatën duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me ministrin serb të Kosovës Goran Bogdanovic dhe kryenegociatorin serb Borislav Stefanović.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›