Basha: Bashkia do të ndihmojë Misionaret e Nënë Terezës
TIRANË- Me rastin e tetë vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në një nga shtëpitë e hapura në kryeqytet nga Urdhri i Misionareve të Nënë Terezës.
Kryebashkiaku Basha e ka cilësuar verpëmn e bamirëses shqiptare si frymëzim për të gjithë njerëzimin.
“Misioni i Nënë Terezës, roli dhe kontributi që po japin sot në mbarë botën misionaret e saj, është i jashtëzakonshëm dhe motiv i fortë për çdo njeri për të përcjelle sa më shumë dashuri tek ata që janë të sëmurë, të moshuar, femijë apo në pamundësi ekonomike”,- theksoi Basha.
Në këtë përvjetor që përkon edhe me 20 vjetorin e nisjes së punës së motrave të Nënë Terezës në Shqipëri, Basha vizitoi qëndrën e misionareve që ndodhet në kryeqytet.
Kryebashkiaku shprehu angazhimin dhe gadishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të bashkëpunuar me urdhrin e Misionareve të Nënë Terezes e cila ka dy shtëpi të hapura në Tiranë.
"Bashkia e Tiranës do të angazhojë ndihma dhe fonde për këto shtëpi bamiresie në mënyrë që të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe që nuk kanë një strehë apo ata në pamundësi ekonomike të kenë edhe një vend më shumë për t’iu ardhur në ndihmë",- premtoi Basha.
(e.m/BalkanWeb)