E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malstrom: Të punojmë për liberalizimin e vizave

Komisionerja e BE, Sesilia Malmstrom

PRISHTINE- Komisionerja e BE-së për punë të brendshme, Cecilia Malmstrom pas takimit me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se pret te nisin punen se bashku per liberalizimin e vizave, nderkohe qe per udherrefyesin ka sqaruar se ai do t’i dorezohet se shpejti qeverise.

Ajo nuk ka sjellë në Prishtinë dokumentin që do t’i  tregonte Kosovës detyrat që duhet te bënin në mënyrë që të mos mbesin të izoluar. Zyrtarë të BE-së kishin njoftuar se komisionerja nuk mund ta sjellë në Kosovë udhërrëfyesin, pasi fillimisht duhet të nisë një proces që do të definonte detyrat që do të përmbajë udhërrëfyesi.

Në vendet e rajonit një proces i tillë është quajtur dialogu për lehtesimin e liberalizimit dhe ka zgjatur rreth gjashtë muaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›